Paga e ushtarakëve/ Rama: Do ta çojmë në mesataren e NATO-s!
Dritare.net
Gjatë takimit me pensionistët në Korçë, kryeministri Rama tha se vendi ynë ka pasur ushtrinë më të keqpaguar në rajon, ndërsa sot është e dyta në rajon.
Pjesë nga diskutimi me një ish-ushtarak
Pensionisti: Jam ish-ushtarak, falënderoj që janë riparë pensionet edhe pse ka probleme. Ka disa rregullime që duhen bërë. Personalisht kam dalë vitin e kaluar në pension. Një person moshë me mua doli në pension në vitin 2022 dhe ka rrogë 300-400 mijë lekë (të vjetra) më shumë se unë. Sipas një VKM të nxjerrë nga ju, nuk merrja pensionin që më takonte, por minimalin. Ka diçka për t’u rregulluar.
Rama: Kur te mbarojmë jepjani emrin konkret. Me atë që u kemi bërë ne ushtarakëve, ne kishim ushtrinë më të keqpaguar. Sot e kemi ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit. Dhe ne do vazhdojmë me ushtarakët, se duam ta çojmë në mesataren e NATO. Nëse kjo s’u bënë të vini të na votoni… të vini që në orën 8:00 të mëngjesit. Edhe Sudja kishte tmerr me ushtarakët. Pagat ishin skandaloze dhe meritonin atë që kanë marrë dhe mbase meritojnë më shumë./K.C/dritare.net