Osmani ndan foton: Me Ramën në samitin e NATO-s, për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në aleancë!
E Mërkurë 10 Korrik 2024, 13:01
Dritare.net
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Edi Rama ndodhen në Uashington për një vizitë tre ditore, në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s.
Osmani ka ndarë në rrjete sociale një foto krah kryeministrit ku shkruan:
“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”./M.K-dritare.net