Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berberi Metës i pakënaqur me pagesën!

Berberi Metës i pakënaqur me pagesën!

Pas recitimit të vjershës në Korçë nga ana e Ilir Metës u vërejt një rritje e popullaritetit të presidentit në rrjetet sociale. Por Opozita e Vërtetë e Bashkuar konstatoi se Edi Rama e kuptoi lojën dhe u kundërpërgjigj menjëherë me një recitim të Gjergj Lucës i cili përdori një strofë të Këthe Spirit nga Zagoria. Për ta banalizuar frymën patriotike të Metës, Luca recitoi strofën ku aludonte që Meta ka probleme që kanë lidhje me andrologun.

Në këto kushte OVB vendosi që Meta të kalojë në tregime nga jeta e përditshme. Si herë të parë vendosën që ta tregojnë duke u qethur dhe për këtë do të paraqisnin një foto të tij duke u qethur.

Berberi në fillim nuk pranoi të dilte. Arsyeja është që kanë probleme me pagesën pasi ai kërkon që të paguhet me metër katror ndërsa Meta do që të paguhet si njeri normal. Pas kësaj u ra dakord që të paguhej me metër katror por e shumëzuar me koefiçentin 0.7.

Por duke parë suksesin e vjershërimit të Metës, u vendos që mos t’i lihej fushë e lirë Ramës dhe këtë traditë ta vazhdonin me Tit Vasilin. Ndaj ai doli sot dhe recitoi vargjet e bëra nga Mona: Jemi forcë e parë, forcë e paparë. Nesër do të recitojnë: Ne s’jemi lekista, jemi idealista!

Së shpejti pritet edhe dalja e doktorit me parulla dhe sllogane, por hë për hë u vendos që ta mbajë LSI këtë peshë./dritare.net