
Opozita drejt Surrelit, kërcënim për luftë civile? Çfarë thonë gazetarët!
Dritare.net
Gazetarët Ben Andoni dhe Aleksandër Çipa të ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentuan deklaratën e deputetëve të opozitës pas protestës që thanë se do të shkojnë në shtëpinë e Edi Ramës, në Surrel.
Dritan Hila: Objektivi tjetër është të shkojnë drejt Surrelit. Është ky kërcënim për luftë civile?
Aleksandër Çipa: Janë stilet e fushatave të dikurshme të 1996-ës. Sa më tepër t’i përsërisin këto thirrje aq më tepër favorizojnë Edi Ramën. Koston më të madhe do ta ketë ajo parti që bën veprime të tilla. E mbani mend që këta shkuan te selia e PS-së? Nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Pse heshtën pas asaj? Sepse as ata që e bënë nuk u krenuan, as këta të tjerët nuk e bënë më agjendë.
Ben Andoni: Nuk e besoj që opozita do sulmonte shtëpinë e Ramës. Sepse është angazhim shumë i madh.
Aleksandër Çipa: Do lutej Rama ta bënin këtë se do merrte 100 vota në Parlament pas saj. Po nuk ndodh./K.C/dritare.net

















