
Opinionistja Hoxha: Ja pse beteja më e fortë nga presidenti po zhvillohet në Vlorë!
Dritare.net
Opinionistja Enxhi Hoxha e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv komentoi luftën politike që po ndodh në Vlorë, e cila ditët e fundit dukshëm është më e ashpër. Hoxha tha se Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të mos marrë asnjë mandat në këtë qytet dhe kjo e ka zhvendosur presidentin nga roli i tij institucional në atë të drejtuesit të kësaj force politike.
“Edhe në këto zgjedhje duket se vlonjatët janë drejtuar sërish drejt së majtës. Kjo ka bërë që presidenti të zhvendoset drejt këtij qyteti dhe të mos luajë rolin e tij më si president por të luajë rolin e drejtuesit të LSI sepse është shumë i shqetësuar. Ka gojëdhëna që thonë se LSI rrezikon të mos marrë asnjë mandate në Vlorë dhe kjo ka sjellë shqetësim. Së fundmi ka bërë edhe një deklaratë që për mua është shumë e pakëndshme. Patjetër që vota duhet të mbrohet por në të gjitha qendrat e votimit ka komisionerë të secilës palë që do të monitorojnë situatën. Nuk është nevoja që të përdoren mjete që siç thotë presidenti do të jenë legjitime”, tha Hoxha në Dritare Tv./L.F-dritare.net

















