Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Opinionisti Nertil Jole për Dritare Tv: Duhet vlerësuar ecuria e Reformës në Drejtësi dhe për këtë duhet vazhdimi i kësaj qeverie!

Opinionisti Nertil Jole për Dritare Tv: Duhet vlerësuar ecuria e

Java e fundit e fushatës elektorale u komentua sot nga opinionisti Nertil Jole, i ftuar në studion e lajmeve të Dritare Tv.

Ajo që do doja të ishte ndryshe, për shkak të kushteve të pandemisë, dallohet një mungesë përgjegjësie për një fushatë e cila rrezikon shëndetin e njerëzve dhe shëndetin publik. Më bëri përshtypje citimi i zonjës Vokshi për paligjshmërinë, ku nuk ka paligjshmëri më të madhe sesa thyerja e rregullave të pandemisë. Votuesit marrin një pozicionin të hershëm se ku do të votojnë, si dhe një fashë e vogël e cila mbetet gjithnjë gri deri në moment të fundit për të orientuar votën. Votuesi shqiptar është maturuar mjaftueshëm për ofertat politike që i jepen. Gratë janë një forcë e fuqishme e shoqërisë dhe mendoj se jemi në vendet me përfaqësi gjinore më të lartë në rajon. Të rinjtë meritojnë të gjejnë hapësirën maksimale dhe të jenë aktiv për të pretenduar të drejta dhe hapësira në politik. Ka një nihilizëm të disa protagonistëve politik dhe kjo është e dëmshme për shoqërinë. Qëndrimi i qeverisë ndaj situatës së pandemisë ishte tepër pozitive. Deri në fund të vitit vendi do çlirohet nga mbyllja dhe kufizimet. Duhet vlerësuar ecuria e Reformës në Drejtësi dhe reforma të tjera që nuk na kthejnë në të kaluarën, për këtë duhet vazhdimi i kësaj qeverie.”, - u shpreh Jole për Dritare Tv./dritare.net