
Opinionisti Jole: Vjeshta e re politike do ta gjejë Shqipërinë më demokratike se kurrë!
Dritare.net
Opinionisti Nertil Jole komentoi në Lajmet Dritare ngjarjet e fundit politike në vend. Në lidhje me shkarkimin e presidentit, Jole tha se sjella e Metës nuk mund të pranohet për pozicionin që ai ka.
“Kemi qenë dëshmitarë që procedura është kaluar në heshtje të përgjithshme. Kjo heshtje lidhet me faktin se të gjithë e kanë patur pritshmëri këtë rezultat, shkarkimin e presidentit duke qenë se sjellja e tij kohëve të fundit, nuk mund të pranohej as nga pikëpamja etike, si një sjellje që përfaqëson sjelljen e një kreu të shtetit. Ashtu si kaloi në një heshtje dhe mori konsensus të gjerë, me 104 vota deputetësh, nënkupton se klima politike do të vijojë të jetë e tillë për t’i lejuar Gjykatës Kushtetuese të marrë kohën e duhur për vendimin. Shtatori dhe vjeshta e re politike do ta gjejë Shqipërinë më demokratike se kurrë.
Në lidhje me garën në PD, Jole u shpreh se nuk pret surpriza ditën e dielë dhe mendon se Basha do të konfirmohet si kryetar i PD.
“Nuk besoj që do të ketë surpriza ditën e diel. Procesi i zgjedhjeve në PD mendoj është i cunguar, jo vetëm sa i përket kohës. Unë mendoj që është një taktike kreut të PD për të eliminuar raportin final të OSBE për zgjedhjet i cili parashikohet të ketë një përmbajtje që mund të rrëzojë kauzat e liderit aktual të PD, për masakër zgjedhore. Vlerësoj që procesi i cunguar, nuk do të ketë ndonjë surprizë. Unë mendoj që dy nga kandidaturën që konkurrojnë me zotin Basha të marrin rolin e nënkryetarit të PD”.
Sa i takon urdhrit të Joe Biden për të vendosur sanksione ndaj personave që destabilizojnë rajonin dhe janë rrezik për demokracinë Jole u shpreh:
“DASH në pak javë ka dhënë sinjale shumë të forta për të instaluar kulturën e ligjit dhe për të vendosur në vend funksionalitetin normal të institucioneve. SHBA-të besoj kanë të konstatuar edhe dëshmi brenda DASH që individë të caktuar që kanë një influencë shumë të madhe, të jenë skeduar si persona që kanë cenuar jo vetëm sigurinë e rajonit por edhe interesave të SHBA”, u shpreh opininisti Jole në Dritare TV./L.F-dritare.net

















