Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të fortë krimit të organizuar

Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka mundësuar arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë me një vlerë pasurie që shkon në 40 milionë euro. Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se, ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Ai shprehet se, kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK-ut me Policinë e Shtetit.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë.”, shkruan Lleshaj./K.C/dritare.net