Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Media italiane: Pacientët rregullojnë dhëmbët në Shqipëri për të paguar më pak por dëmet i riparojnë në Itali!

Media italiane: Pacientët rregullojnë dhëmbët në

Vetëm 71 kilometra e ndajnë Pulian nga Shqipëria. Një distancë e papërfillshme, e cila gjithsesi korrespondon me mijëra euro të kursyera për kujdesin dentar për pacientët e shumtë që kalojnë çdo vit kanalin e Otrantos për të kërkuar trajtim në Tiranë dhe rrethinat e saj, me rezultate jo gjithmonë të kënaqshme. Ky është rasti i Flavia, emri imagjinar i një zonje nga Bari, e cila i tregoi Corriere del Mezzogiorno ekspericën e saj mbi këtë shqetësim, citon media italiane Open.

“Shkova në Shqipëri, në Tiranë, në një klinikë të quajtur Dental Turk. Nuk munda ta gjeja reklamën në internet, por kisha dëgjuar për të”.

Një rast, ai i Flavias, si shumë të tjerë. Ka nga ata që e zbulojnë në WhatsApp, në Facebook, apo edhe në faqet e internetit të klinikave nga të cilat mund të rezervoni një takim direkt, por destinacioni është gjithmonë i njëjtë.

Së shpejti, problemet filluan për Flavian.

“Shkova në Tiranë dhe filluam menjëherë heqjen e dhëmbëve. Më pas u ktheva në Itali dhe pas gjashtë muajsh në Shqipëri, ku më rregulluan dhëmbët. Por kurrë nuk jam ndjerë mirë për këtë”, shpjegon gruaja.

“Më bënë të ndjeja dhimbje të çmendura për të gjithë periudhën e qëndrimit në spital midis dhëmbëve të përkohshëm dhe atyre fiks. Por mbi të gjitha më dhanë probleme të rënda, më dhembin mishrat e dhëmbëve dhe kisha probleme me përtypjen”, vijon ajo.

Në atë moment Flavia kontaktoi sërish Dental Turk për të riparuar dëmin. Kaloi sërish Adriatikun, problemet nuk ishin zgjidhur.

“Duke u kthyer në Pulia, dhëmbët u dëmtuan përsëri në të njëjtat vende. Kështu ata më kërkuan të kthehesha. Por unë thashë jo dhe kontaktova një klinikë në Itali, në Pulia, ku fillova kujdesin për dhëmbët.

Rezultati? Shkova në Shqipëri se më tërhoqi çmimi, gjithsej 10 mijë euro. Por tani po bëj gjithçka nga e para”.

Flavia shkoi në zyrën e doktor Xhuzepe Xhorxhios, i cili tha: “Kam marrë shumë pacientë nga Shqipëria, të cilët pasi kanë shkuar atje për arsye ekonomike, kthehen në Itali sepse janë në kushte të dëshpëruara. Përveç problemeve estetike ata shfaqin edhe probleme më të rënda, si patologji apo lezione nervore".

Marrëdhënia mjek-pacient

Profesionistë të tjerë, si Patrizia Gadaleta drejtojnë gishtin në humbjen e marrëdhënies mes mjekut dhe pacientit që ndodh në raste të tilla, si dhe ankohen për faktin se janë dentistët pulianë ata që duhet të riparojnë dëmin e shkaktuar nga kolegët shqiptarë.

“Marrëdhënia e besimit që krijohet mes mjekut dhe pacientit është thelbësore dhe nuk mund të komodohet”, shton dentisti. Problemi me këto qendra është se pacienti nuk vizitohet nga i njëjti dentist.

Sakaq, mjeku shton: “Shumë pacientë e konsiderojnë anën ekonomike, pa parë faktin nëse ka ose jo profesionalizëm. Pacientët duhet të ndërgjegjësohen për cilësinë dhe profesionalizmin e stomatologut që kanë përballë”./M.K-dritare.net