Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çomo kandidate për deputete/ Pipero: Lajm i mirë për Parlamentin, i keq për Infektivin!

Çomo kandidate për deputete/ Pipero: Lajm i mirë për

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist, ka komentuar ftesën e kryeministrit Rama për Najada Çomon, për të qenë pjesë e kandidatëve për deputetë pranë Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “Radar informativ”, nga Jonida Shehu, ai e ka quajtur lajm të mirë për politikën shqiptare dhe nga ana tjetër, lajm të keq për Infektivin.

Unë besoj se ky është një lajm i mirë për Parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infektivin, se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, ka thënë Pipero. Ndërsa është pyetur se a do ta pranonte të njëjtën ftesë, ai ka theksuar se për të nuk është koha e përshtatshme për politikë. “Është pyetje e vështirë. Nuk e jap dot përgjigjen e saktë tani. Kam diskutuar në familje, kam biseduar edhe me vajzën, të paktën për mua nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur politikës sepse kemi Covidin përballë. Na duhen më shumë punë për ta mundur pandeminë. Duhet ta kesh ofertën që ta marrësh vendimin. Ju thoni kurrë mos thuaj kurrë. Është pyetje hipotetike. Po të ishte oferta do mendohesha mirë”. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe”, ka thënë ai./M.M-dritare.net