Olivér Várhelyi mbërrin në kryeministri, takon Ramën!
		                        	E Enjte  10 Qershor 2021, 11:11
		                            
		   	    			Dritare.net

Olivér Várhelyi komisoneri i BE për Zgjerimin mbërriti sot në Shqipëri. Ai zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama përpara Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të diskutohet plani ekonomik dhe i investimeve.

“Përpara Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga KE.

Ecim përpara me Samitin e Procesit Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, shkruan Varhelyi. /L.F-dritare.net