
Sulmohet me gurë qendra e re shëndetësore në Elbasan
Dritare.net
Sulmohet me gurë Qendra e re Shëndetësore në Fushë-Mbret të Elbasanit. Kjo qendër nuk kishte shumë kohë që ishte inauguruar. Personi që hodhi gurë dhe tulla është arrestuar nga policia.
Menjëherë pas sulmit, Taulant Balla ka shkuar te qendra dhe nga atje thotë:
“Politikanet e se keqes po frymëzojnë një klime negative ndaj bluzave te bardha. Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufij moralë. Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet. Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë.”-tha Balla./K.C/dritare.net

















