
OBSH: Vdekshmëria nga koronavirusi, 0.6%. Virusi mund të mos jetë nga Kina!
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se koronavirusi, mund të mos e ketë origjinën nga Wuhani i Kinës, aty ku u shfaq rasti i parë.
“Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje”. u shpreh eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.
“Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Ëuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.
Sipas OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%./ I.M-Dritare.net

















