Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OBSH: Vala e re e Covíd-19 në Brazil, një tràgjedi

OBSH: Vala e re e Covíd-19 në Brazil, një tràgjedi

Brazili po përballet me një tràgjedi të shkaktuar nga vala e re e pàndemisë së Covíd-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"Për fat të keq, është një tràgjedi që Brazili po përballet përsëri me të gjitha këto, është e vështirë. Kjo duhet të jetë vala e katërt me të cilën përballet Brazili.”,- tha Mike Ryan, drejtori i urgjencës i OBSH. Ryan vlerësoi sistemin shëndetësor të Brazilit dhe veprimin e shtetit për të kundërshtuar përhapjen e koronàvírusit, por theksoi se transmetimi kombëtar duhet të kontrollohet. "Brazili ka shumë shërbime të jashtëzakonshme të shëndetit publik. Unë besoj se vendi di çfarë të bëjë dhe shumë shtete po përpiqen të zbatojnë masat më të mira. Por nuk është e lehtë pasi nuk ka një pjesë të vendit që nuk është prekur seriozisht nga pàndemia. Trendi në rritje i vdekjeve dhe ínfeksioneve të Covíd-19 në Brazil duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë botën, pàndemia nuk ka mbaruar dhe çdo lehtësim është i rrezíkshëm.", -shtoi ekzekutivi i OBSH-së./K.C/dritare.net