Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OBSH ndalon përdorimin e ilaçeve kundër malaries dhe HIV, për pacientët me Covid-19

OBSH ndalon përdorimin e ilaçeve kundër malaries dhe HIV,

Organizata Botërore e Shëndetit tha ditën e sotme se do të ndalojë testimin e ilaçeve kundër malaries dhe HIV-it për pacientët me koronavirus. Sipas saj, hidroksilkorikina dhe kombinimi i lopinavir/ritonavir nuk arritën të ulin vdekshmërinë.

"Këto rezultate të testimit të përkohshëm tregojnë se hidroksilklorikina dhe lopinavir/ritonavir prodhojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë të pacientëve me COVID-19. Hetuesit e testimit do të ndërpresin testimet menjëherë.”, tha OBSH-ja në një deklaratë, duke iu referuar testimeve multivendore që organizata po udhëheq, shkruan Reuters, informon dritare.net

OBSH ndalon përdorimin e ilaçeve kundër malaries dhe HIV,

Organizata u shpreh se vendimi, i marrë me rekomandimin e Komitetit Ndërkombëtar të Testimit, nuk ndikon në studime të tjera, ku ilaçet përdoren për pacientët që nuk janë shtruar në spital ose si një profilaksi./K.C/dritare.net