OBSH miraton testin që ta jep përgjigjen e koronavirusit për pak minuta
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit ka miratuar një test që ta jep përgjigjen e Covid-19 brenda pak minutash. Ky test që kushton rreth 5 dollarë, mund të përdoret për gjurmimin e Covid-19 në vendet më pak të pasura, të cilat kanë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe laboratorëve.
Një marrëveshje me prodhuesit do të sigurojë 120 milionë teste për gjashtë muaj. Kreu i OBSH-së e quajti një moment të rëndësishëm. Koha mes bërjes së tamponit dhe marrjes së përgjigjes kanë penguar shumë vende në kontrollimin dhe menaxhimin e pandemisë.
"Testi i ri, i lëvizshëm dhe i lehtë për t'u përdorur do të japë rezultate në 15-30 minuta në vend të orëve ose ditëve."- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të hënën./K.C/dritare.net