
Numri i vdekjeve në SHBA tejkalon 130,000; India në vendin e tretë në botë për numrin e rasteve!
Dritare.net

Sëmundja e Covid-19 e cila shkaktohet nga koronavirusi, vijon të vrasë mijëra njerëz në botë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i vdekjeve ka shkuar në 132,684 ndërsa raste të konfirmuara deri më tani janë 3,005,356.
Nga ana tjetër India, është vatra e re e koronavirusit, pasi numri i të prekurve ka shkuar në 719,401, dhe kjo shifër e bën Indinë vendin e 3 në botë më të prekur nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në Indi ka shkuar në 20,173.
Brazili gjithashtu po përballet me një kohë të rëndë, pasi deri më tani janë konfirmuar 1,613,351 të prekur me koronavirus, ndërsa 65,120 njerëz kanë humbur jetën.
Në të gjithë botën numri i të prekurve është më shumë se 11,651,980, nga këto 538,513 kanë humbur jetën. Aktualisht janë të infektuar 4,524,251./ I.M-Dritare.net

















