Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk vendosën maskën/ Gjobiten 356 qytetarë

Nuk vendosën maskën/ Gjobiten 356 qytetarë

Policia e Shtetit, ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për të monitoruar zbatimin e masave anticovid. Që prej ditës së enjte, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura. Në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë gjobitur 356 qytetarë me vlerën 3.000 lekë, pasi nuk kanë zbatuar këtë masë. Megjithatë, uniformat blu kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e maskës. ‘Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse’, thuhet në njoftimin e policisë./L.F-dritare.net