
Nuk fitoi një vend si mësues në portal/ 33-vjeçari i vë zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier!
E Premte 5 Mars 2021, 18:06
Dritare.net
Drejtoria Arsimore e qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Sipas të dhënave të policisë, flakët kanë përfshirë katin e dytë të ndërtesës. Ndërsa është bërë e ditur se nuk ka patur të lënduar nga flakët, më vonë është bërë edhe arrestimi i autorit të zjarrit. Sipas informacioneve, zjarri i qëllimshëm është vënë nga 33-vjeçari I.A, i cili më parë kishte aplikuar në portalin e Arsimit por nuk kishte mundur të fitonte. Ai ka spërkatur me benzinë katin e dytë të ndërtesës dhe më pas i ka vënë flakën./M.M-dritare.net

















