
Nuk e besonte se do të bëhej me shtëpi të re/ Rama, batutë me Mediun nga Vaqarri: Më ke sharë, por shtëpinë ta bëra!
E Mërkurë 27 Janar 2021, 17:05
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama vizituan sot Medi Agën në shtëpinë e re të rindërtuar në Vaqarr. I zoti i shtëpisë ishte shumë mosbesues se do të vinte kjo ditë që do të hynte në shtëpinë e re, pasi e vjetra iu shkatërrua nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës. Por sot ai së bashku me familjen e tij hyri në shtëpinë e re, më të madhe, më të fortë dhe më të bukur se ajo që kishte më parë.
Pjesë nga biseda mës kryeministrit dhe familjarit:
Edi Rama: Hajde more mosbesues hajde, ke fol i ke lujt fenë, se i ke marrë informacionet.
Rama: E keqja kaloi tani. Më të mirën e kemi përpara.
Banori: Shumë faleminderit!
Rama: Faleminderit s’ka nevojë, por një e sharë më pak./M.M-dritare.net

















