
Veteranët kryejnë homazhe me portretet e Enver Hoxhës në festën e Çlirimit!
E Martë 29 Nëntor 2022, 10:10
Dritare.net
Ashtu si çdo vit, më 29 nëntor, edhe sot, veteranë dhe mbështetës të partive komuniste i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve për të bërë homazhe në nder të rënëve të luftës për Çlirimin e Shqipërisë.
Në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve, ata kanë vendosur kurora me lule, foto dhe pankarta.
Disa prej tyre mbanin dhe foto të udhëheqësit të Luftës Nacional Çlirimtare Enver Hoxha në duar./Xh.Xh/dritare.net

















