Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Noka: Flakët do shkojnë deri në Surrel

Noka: Flakët do shkojnë deri në Surrel

Pasi penguan mbledhjen e Sekretariatit të Etikës që do jepte vendimin për deputetët që dogjën karriget e Kuvendit, Flamur Noka dha një deklaratë për gazetarët. Noka tha se flakët do shkojnë deri në Surrel, aty ku ka shtëpinë kryeministri Edi Rama.

"Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën.", tha Noka./K.C/dritare.net