
Një vit pas bllokimit të parë, ja si duket sot Wuhani!
Dritare.net
Trafik, trotuare plot me njerëz, parqe të mbushura dhe transport publik plot: kështu shfaqet sot Wuhani, qyteti kinez me 11 milion banorë, në përvjetorin e parë të fillimit të bllókimit për të frenuar përhapjen e Cóvid-19.
Të dërguarit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët ndodhen në Wuhan, për të hetuár shpërthimin këtij vìrusi, ndodhen ende në karantinë në një hotel.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tregon se është ende herët për të konfirmuar nëse virusì ka filluar apo jo prej aty. "Të gjitha hipotezat mbeten në tryezë," tha drejtori i urgjencës i OBSH Michael Ryan në një konferencë shtypi në Gjenevë. "Është shumë herët, për të arritur në një përfundim se ku filloi saktësisht vìrusi, brenda ose jashtë Kinës".
Ndërsa banorët e Wuhan-it praktikisht janë kthyer në jetën normale, pjesa tjetër e botës po përballet me një pandemì, fundi i së cilës duket të jetë ende larg./L.F-dritare.net

















