Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një virus i ri që mund të bëhet pandemik, është zbuluar në Kinë

Një virus i ri që mund të bëhet pandemik, është

Një virus i ri që ka potencialin për t’u bërë pandemi është zbuluar në Kinë nga shkencëtarët. Virusi i shfaqur së fundmi mbartet nga derrat, por mund të infektojë edhe njërëzit, thanë ata, informon dritare.net.

Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të mutatojë më tej, në mënyrë që të mund të përhapet lehtësisht nga personi te tjetri, dhe më pas të shkaktojë një shpërthim global, shkruan BBC.

Shkencëtarët thonë se virusi ka të gjitha shenjat për të qenë i përshtatshëm për të infektuar njerëzit, por gjithashtu shprehen se ka nevojë për një monitorim më nga afër.

Virusi është i ri dhe njezërit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Shkencëtarët shkruajnë në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, se masat për të kontrolluar virusin që po mbartin derrat dhe monitorimi i punonjësve të industrisë së derrave, duhet të zbatohen me shpejtësi./E.B-dritare.net