Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një sqarim i Postës Shqiptare për Dritare.net

Një sqarim i Postës Shqiptare për Dritare.net

Me datën 18 shtator, dritare.net publikoi një shkrim me titull: "Një histori e vërtetë me Postën Shqiptare/ Si na u vonua zarfi 3 muaj!"
E gjithë historia, bën fjalë për një dërgesë në emër të botueses Rudina Xhunga, dhe koha e pritjes së ardhjes së këtij zarfi në zyrat e Dritare.net.

Menjëherë pas shkrimit, ka reaguar edhe Drejtori i Tranzitit në Postën Shqiptare Ardian Gjoka, reagim të cilin po e botojmë më poshtë.

Nuk kemi asnjë dyshim që kemi të drejte dhe nuk shtuam asgjë nga sa thamë në shkrim/ denoncimin tonë , por mirëpresim çdo sqarim dhe sidomos hapim çdo derë komunikimi për këdo në portalin tonë, sepse jemi media e lajmit të mirë dhe besojmë te komunikimi.

Reagimi i plotë i Ardian Gjoka Drejtor i Qendres Tranzite, Posta Shqiptare

Ajo qe u vertetua menjehere sot ne mengjes eshte se:

1. Letra Juaj eshte regjistruar tek sektori i shperndarjes se Tiranes me dt. 8 shtator.

2. Ato kane statusin si leter e thjeshte dhe jo rekomande, dhe si pasoje sipas Rregullores se Unionit Nderkombetar Postar, ky lloj objekti postar ne te gjithe boten nuk mund te gjurmohet ne sistem.

3. Korrieret postare megjithate kane bere disa tentativa per ta dorezuar ne adresen perkatese dhe per te marre proven e dorezimit.

4. Te enjten dhe te premten e kaluar, dt. 10 dhe 11, korrieri i zones perkatese ka bere dy tentativa dorezimi, por ne mungese te pergjigjes ka lene njoftimin tek hyrja ku sic duken edhe nga fotot ka nevoje per kujdesin e duhur nga administratori i pallatit.

5. Nga ana jone, menjehere pas shkrimit ne portalin Tuaj u kryen menjehere verifikimet dokumentare dhe ne terren.

6. Ne strukturen e shperndarjes ka nje grup kontrolliresh qe verifikojne rregullisht punen e postiereve. Dhe ne rastin konkret u krye nje kontroll i thelluar deri tek adresa ku edhe kamarieret e barit ne hyrje mbanin mend korrierin qe kishte ardhur, parkuar motorrin aty dhe madje kishte pire edhe nje gote uje dhe saktesuar adresen Tuaj. Mund ta vertetoni me pamjet e kamerave te tyre per saktesi.

7. Per cdo rast mund ta verifikoni edhe Ju.

8. Megjithese ne adresarin zyrtar Kompleksi Kika ka dy grupe pallatesh, postieri e ka gjetur adresen e sakte dhe ka tentuar dorezimin, madje ka tentuar dy dite radhazi por nuk ka patur njeri.

9. Tek zyra e informacionit ato dy vajzat qe keni derguar Ju jane paraqitur te premten ne oren 14.05. Zyra ka qene e hapur deri ne oren 13.56 dhe kemi gjithe pamjet filmike, kur jane nderruar turnet.

10. Mgjthate nje nga punonjesit e security, per shkak te nderrimit te turneve, i ka pyetur perse interesoheshin, ka marre te dhenat dhe ka shkuar tek sektori perkates i Shperndarjes per te ndjekur proceduren.

11. Vajzat kane konsumuar nje kafe tek bari aty afer, dhe ne 14.32 kane marre zarfin me gjithe shpjegimet, dhe madje kane falenderuar dhe jane larguar.

12. Per keto me siper po ju dergoj edhe pamjet filmike.

Ajo qe mbetet ne fund te fundit eshte fakti qe punonjesit tane perpiqen perdite te permiresojne sherbimin ndaj qytetareve, megjithe veshtiresite e jashtezakonshme per kohen qe kalojme.

Dhe jane jo me qindra, por me mijra objekte postare ( per te qene te sakte mbi 25 mije ne dite vetem ne Tirane) letra apo paketa qe shperndahen cdo dite, pensione dhe sherbime te tjera qe kryejme.

Ndersa per pjesen e sigurise, nisur nga komentet e lexuesve Tuaj, te ftoj te sjellesh nje gazetar te shikoje vete sistemin e sigurise qe kemi ku cdo punonjes, cdo sektor dhe cdo cep i pjeses se perpunimit ka monitorohet 24 ore me kamera. 72 kamera per 85 punonjes.

Madje mund te siguroj pa mburrje qe nuk ka asnje rast, zero zero zero, ku objektet postare preken ose demtohen ne Shqiperi.

Nese ka raste ku disa objekte qe jane te ndaluara nga UPU, klientet lajmerohen qe jane kthyer ne destinacion. Ligji percakton qarte se cilat objekte nuk mund te postohen.

Madje edhe ilacet eshte e ndaluar nga shume shtete.

Dhe te siguroj qe me pare ka qene komplet ndryshe.

Tashme ka nje kontroll absolut per keto probleme.

Por askush nuk eshte i persosur dhe me lejo te te kerkoj ndjese per ndonje mungese sqarimi apo komunikimi te punonjesve tane ne rastin Tuaj.

Dhe se fundmi pyetjes per sjelljen e Postes Shqiptare me mediat, te siguroj qe eshte nga me korrektet qe mund te kete nje institucion publik, dhe aq me teper per mediat serioze si e Juaja,( madje te siguroj se Ju personalisht jeni nje nga njerezit me te respektuar te medias shqiptare per zonjat qe punojne ne poste), qe edhe nese ngrene shqetesime apo kritika ne adresen tone, neve i mirepresim dhe i vleresojme.

Natyrisht qe per cdo ankese ka nje Sektor dhe adrese zyrtare ne web e Postes qe trajtohet me shume seriozitet, por kur behet fjale per mediat patjeter qe kemi vemendje te shtuar sepse sherbimi yne eshte edhe ceshtje imazhi, qofte per sherbimin qe kryejme ashtu edhe per faktin qe jemi nje institucion qe ekonomisht ndikohet nga imazhi.

Aq me teper per media serioze si e Juaja, duke Ju vecuar nga ato lloj portalesh qe edhe Ju vete nuk i konsideroni ne komunitetin Tuaj te gazetarise, qe kane qellime te tjera nga ajo e ngritjes se shqetesimeve qytetare per sherbimin tone.

Ne emer te Administratorit dhe stafit tone, te siguroj per respektin tone si gazetare e nderuar dhe si media e shumevleresuar prej nesh, si dhe ne vleresim te asaj qe e verteta ka qene gjithmone kriteri i punes Tuaj, ju lutem merrni parasysh faktet e permendura me siper./ I.M-Dritare.net