Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një shoqe flet për Klodianën: Ishte njeri solar. Ish-burri e dhunonte, nuk e denoncoi kurrë! 

Një shoqe flet për Klodianën: Ishte njeri solar. Ish-burri e


Klodiana Vefa u vra pranë shtëpisë së saj në Castelfiorentino, nga ish-bashkëshorti. Fillimisht ishin fëmijët që zbuluan se nëna e tyre ishte vrarë. Fëmijët u thanë karabinierëve se prindërit e tyre kishin pasur grindje edhe më parë, por kjo e fundit ishte fatale për 35-vjeçaren. Megjithatë, gruaja nuk kishte ngritur asnjë denoncim përkundrejt burrit nga i cili ishte ndarë para disa vitesh, shkruan Corriere della Sera, përcjell dritare.net

Një shoqe flet për Klodianën: Ishte njeri solar. Ish-burri e
Një shoqe e përshkruan Klodianën si njeri solar, një grua e mrekullueshme. Ajo tregon se ish-burri ushtronte dhunë psikologjike ndaj Klodianës, por ajo kurrë nuk e denoncoi, përpiqej t’ia dilte vetë me të.

"Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para nja dy vitesh më në fund kishte arritur të ndahej nga i shoqi. Një burrë i dhunshëm. Këtë e dinim të gjithë. Ai ushtroi një dhunë të fortë psikologjike ndaj saj. Ajo gjithmonë ka qenë solare, e buzëqeshur, ndryshonte plotësisht kur ishte me të. Ai burrë ishte vërtet i frikshëm. Por kurrë nuk e kishte denoncuar, gjithmonë përpiqej t’ia dilte vetë. Por kjo zgjati për një kohë të gjatë. Nuk e di pse e pranoi atë takimin e fundit, këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Unë di që ai pati një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bënte atë gjest. Ishte një ekzekutim.", thotë gruaja, e bindur se ishte ish-burri që vrau Klodianën.
E pyetur nëse mendonte se ish-burri i Klodianës mund të bëjë vetëvrasje, ajo tha:
"Duke e njohur, jo. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri. Ata fëmijë mbetën vetëm... Si do ta kalojnë këtë traumë?”, u shpreh gruaja ndër të tjera.

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një piceri afër shtëpisë. Gruaja u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj./K.C/dritare.net