Një person qëllon pa pushim drejt policisë në Elbasan, plagosen 2 qytetarë
Thursday 24 September 2020, 13:01
Dritare.net

Një ngjarje e pazakontë, por e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Për shkak të konflikteve familjare, një person qëllon me armë në drejtim të policisë. Ai vijon t’u bëjë rezistencë efektivëve të policisë.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur 2 kalimtarë.
Forcat e Policisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë dhe vazhdojnë t’i bëjnë thirrje personit të dorëzohet./K.C/dritare.net