
Një person ngjitet në një pallat në ndërtim, kërcënon se do të hidhet nga lartësia!
Dritare.net
Një person është ngjitur në një pallat në ndërtim dhe kërcënon të hidhet prej aty. Në vendngjarje ndodhet policia e cila u njoftua nga qytetarët kalimtarë mbi situatën e krijuar, po ashtu edhe ambulanca.
"Mësohet se qytetari i cili kërcënon të hidhet nga lartësia, pretendon se nuk i është firmosur një kontratë pune. Forcat policore kanë nisur negociatat me të, për ta bindur të zbresë. "Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë./dritare.net

















