
Një mik i vogël, i tregon Ramës shkollën e re në Durrës!
E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 13:01
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, për të inspektuar shkollën e re, Hasan Koci. Renato, ishte miku i vogël, që priti kryeministrin dhe e e shoqëroi atë në të gjithë hapësirat e shkollës.
“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurtë dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, shkruan Rama në facebook.
Teksa vizitonte shkollën me Renaton, Rama u tregua i vëmendshëm ndaj detajeve, të cilat ende nuk ishin përfunduar.
“Edhe këto detajet, Dritan ,detajet, detajet. Po nuk u kuruan edhe ato, nuk është e plotë puna”, tha Rama./L.F-dritare.net

















