Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një jetë në skenë, Robert Ndrenika sot feston 83-vjetorin e lindjes

Një jetë në skenë, Robert Ndrenika sot feston 83-vjetorin e

Ikona e kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika feston sot 83-vjetorin e lindjes. Njeriu i mbi 30 roleve në film, lindi më 10 janar 1942. Aktori shqiptar ka marrë edhe titullin, Artist i Popullit në vitin 1988.

Disa nga rolet e tij të paharrueshme janë: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.


Nga dramaturgjia e huaj: "Shumë zhurmë për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Robert Ndrenika për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve. Dritare TV i uron gëzuar ditëlindjen, ikonës së kinematografisë shqiptare!/K.C/dritare.net