
Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
E Premte 25 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë.
Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku vërehet ulja e numrit të të infektuarve dhe viktimave.
Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.088 raste, dhe numri i rasteve aktive është 1.674./ I.M-Dritare.net

















