
Një ditë në Urgjencën Kombëtare/ Brataj tregon se çfarë ndodh pasi qytetarët telefonojnë 127!
Dritare.net
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte ndër mjekët e parë që kaloi koronavirusin. Fatmirësisht pa simptoma të rënda. Përmes një video publikuar sot ai tregon një ditë në Urgjencën Kombëtare, që kur qytetarët njoftojnë përmes telefonit që kanë nevojë për shërbim urgjent, deri te shërbimi në shtëpi, dhe rifillimi i së njëjtës rutinë.
Në pamje shihet sakrifica e mjekëve, teksa i shërbejnë pacientëve me Covid-19, në shtëpi.
Brataj tregoi se në fillim të pandemisë, telefonatat ishin deri në 12 mijë në ditë, por numrat ishin në rënie pas valës së parë.
“Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jemi me një rritje mbi 50%. Thirrjet për koronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për korona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë”, u shpreh Brataj./L.F-dritare.net

















