
Nishani: Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha e bëri sot me anëtarët
Dritare.net
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani pasi votoi për kryetarin e PD foli me tone të ashpra duke akuzuar kreun aktual të PD se nuk po lejon anëtarët të votojnë.
“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. PD sot është në një rrezik të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e ka bërë brenda PD me anëtarët.
PD ka një sfidë më të madhe për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte. Situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e pamundur sot, partia s’ka institucionet e ankimit. Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, tha Nishani./L.F-dritare.net

















