
Nis sot punimet Samiti i BE-së në Bruksel, Bullgaria mban peng integrimin!
Dritare.net
Sot (23 qershor) dhe nesër (24 qershor) do të mblidhet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, në të cilin kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen. Udhëheqësit e BE-së do të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor sot në mëngjes, përpara samitit kryesor, për të "folur mbi lidhjet e ngushta ekzistuese", por diskutimet priten të jenë të vështira. Sipas BBC-së ka shpresa se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të bëjnë përparim.
Por pavarësisht synimeve, duket se nuk do të ketë një dritë jeshlie për hapjen e negociatave, pasi një ditë më parë u rrëzua qeveria bullgare, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë pengon edhe integrimin e vendit tonë. BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimor, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku./M.T/dritare.net

















