Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama mirëpret liderët e shteteve!

Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama mirëpret liderët e

Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor. Në Pallatin e Brigadave janë mbledhur liderët nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Samiti drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama mirëpret liderët e

“Jam i lumtur t’u uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik të investimeve për Ballkanin perëndimor dhe të tregut të përbashkët rajonal”, u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij hyrëse.

Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama mirëpret liderët eNis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama mirëpret liderët e

Liderët e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit./L.F-dritare.net