
Ka nisur mbledhja e Kryesia e PS-së, pas takimeve të Ramës kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se tre deputetë janë tërhequr nga gara, Nasip Naço në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër. Ndërsa ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS-së në listën e hapur në Kukës.
Të 12 drejtuesit politikë do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 majit sipas formulës, drejtuesit politikë, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur./K.C/dritare.net

















