Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19!

Nis lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19!

Qeveria do të rimbursojë barnat për qytetarët e diagnostikuar me koronavirus. Është mjeku i familjes ai që lëshon recetën me rimbursim për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2.

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkruan në rrjetet sociale, se tashmë ka nisur lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19, përmes sistemit Receta Elektronike.

Përmes kodit të pacientit, mjeku i familjes lëshon këtë recetë me rimbursim për Covid-19.

Vlera e rimbursimit do të bëhet në përputhje me formën e sëmundjes, ku sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve do të ndahet në dy skema kryesore.

Skema e parë do të përfshijë formën e lehtë të infektimit, ku vlera e rimbursimit të paketës së barnave do të jetë jo më shumë se 1.650 lekë.

Skema e dytë do të përfshijë formën e mesme të infektimit, ku vlera e rimbursimit do të jetë jo më shumë se 10 900 lekë. Vlerësimi se cilës forme i përkasin pacientët do të bëhet nga mjeku i familjes./L.F-dritare.net

Nis lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19!

Nis lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19!