Ngjela: Beccheti duhej nxjerrë fishek. Ishte bandit
Dritare.net
Avokati i njohur spartak Ngjela është shprehur se Francesco Becchetti të cilit iu mbyll televizioni Agon Channel, duhej të largohej fishek nga Shqipëria.
Sipas Ngjelës ai ishte bandit.
“109 milion euro janë një flluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë të keqe nuk bëri Rama.
Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e patë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë. Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit?
Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet t’i kishte hequr të gjitha.
Për çfarë i donim këtu? Becchetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit.
Kontrata do të prishej në mënyrë të njëanshme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë”, tha Ngjela./E.B-dritare.net