Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarja e Elbasanit dhe Maqellarës/ Rama: Janë skena të vjetra, po rikthehen nga PD!

Ngjarja e Elbasanit dhe Maqellarës/ Rama: Janë skena të vjetra,

Kryeministri Rama i ftuar në "Opinion" ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona dhe ngjarjen në Maqellarë ku u bllokua një makinë me para. Sipas tij, këto skena Shqipëria i kaparë më parë, rikthehen nga PD-ja.

Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur "hutut zulutë". Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë. Po rikthehen nga PD-ja. Unë po përgjigjem. Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendin e ngjarjes, për Dibrën. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori. Gjyqin ia bën drejtësia.”, tha Rama./M.M-dritare.net