Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngërçi me negociatat/ Rama: Ringjallim frymën e Europës nëpërmjet Ballkanit të Hapur!

Ngërçi me negociatat/ Rama: Ringjallim frymën e Europës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e BE-së foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur dhe pritshmëritë që ai kishte nga ky samit.

Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur dhe se është gjetur një mënyrë për të ringjallur frymën e Evropës, dhe kjo ishte nisma Ballkani i Hapur. Kryeministri tha se i vinte kaq keq për ca njerëz optimistë që dje menduan se bllokimi i Bullgarisë do të hiqej dhe Shqipëria do ta kishte një shans. Rama tha se nuk shkoi atje me idenë se do të ndodhte diçka ndryshe.

‘Ne nuk do të presim ‘Godonë’, më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Twitter, po ja dalim. Jo nuk erdha këtu me këtë ide se do të ndodhte diçka ndryshe. BE thotë se askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur e vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Evropës, për pjesën tonë që është Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë është Ballkani i Hapur që e jetësojnë këtë proces. Këtu janë njerëzit e mirë, fjalët e mira, fotot e mira, por ne nuk do të heqim dorë. Një ditë do të bëhemi dhe ne anëtarë të mirë në BE.’- tha Rama./M.K/dritare.net