
Nga sot në Milano, ndalohet të pish duhan në vendet publike!
Dritare.net
Duke nisur nga dita e sotme, në Milano, do të ndalohet pirja e duhanit edhe në vendet publike dhe të hapura. Në veçanti, do të ndalohet pirja e duhanit në stacionet e transportit publik, parqe, varreza dhe mjedise sportive, siç janë stadiumet. Sidoqoftë ka një përjashtim: në rast se një duhanpirës është të paktën 10 metra larg nga dikush tjetër. Për një qytet si Milano, ky rregull është disi më i vështirë për t’u zbatuar. Përpos kësaj, është parashikuar që nga 1 janari i vitit 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha hapësirat publike në natyrë. Ky rregull i ri, ka si qëllim jo vetëm të mbrojë ata që nuk janë duhanpirës, apo duhanpirësit në mënyrë që të konsumojnë më pak, por sipas shkencës, kjo mund të ndihmojë në uljen e ndotjes në qytet./L.F-dritare.net

















