Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga lashtësia deri më sot, çfarë u ka dhënë fund pandemive në botë!

Nga lashtësia deri më sot, çfarë u ka dhënë fund

Nga 'Ekipi i Gazetarisë Vizuale' , BBC

Ne jemi në kthetrat e një pandemie, që fundin duket ta ketë shumë larg. Ndërsa shpresat për zhdukjen e saj, janë te një vaksinë, fakti është se shumica e infeksioneve me të cilat janë përballur paraardhësit tanë, janë akoma me ne. Le t'i hedhim një sy.

Murtaja Bubonike- sëmundja shkatërruese që nuk është zhdukur ende.

Ka pasur tri shpërthime të mëdha, të parat të regjistruara në vitet 541 pas Krishtit. Sëmundja, e shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga pleshtat te minjtë dhe përmes pikave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar, ishte shkatërruese. Bakteret 'yersinia pestis' qarkullojnë brenda grupeve të caktuara të brejtësve. Ajo vrau qindra miliona njerëz për një periudhë prej 2000 vjetësh, informon dritare.net.

Vdekja e Zezë e viteve 1346-1353 konsiderohet shpërthimi më vdekjeprurës

Besohet se sëmundja, më në fund u vu nën kontroll nga karantinimi i rreptë dhe higjiena e përmirësuar. Megjithatë, murtaja ose vdekja e zezë nuk është zhdukur ende. Për shembull, në Mongoli në korrik të këtij viti pati sërish raste. Numrat janë të ulëta dhe sëmundja tani mund të trajtohet me antibiotikë, informon dritare.net.

Nga lashtësia deri më sot, çfarë u ka dhënë fund

Lija-virusi i zhdukur nga shkenca

Pati shpërthime të mëdha, në kohë të ndryshme, më herët të regjistruara në 1520. Sëmundja, e shkaktuar nga virusi 'variola minor', është një nga më vdekjeprurësit. Rreth tre në çdo 10 njerëz vdiqën, informon dritare.net. Mund të përhapet përmes pikave nga hunda ose goja e një personi të infektuar ose përmes plagëve të tyre.

Ashtu si murtaja, lija vrau qindra miliona njerëz, 300 milionë vetëm në Shekullin 20. Por, falë një vaksine të zhvilluar në 1796 nga mjeku britanik Edward Jenner dhe përpjekjeve të komunitetit shkencor, sëmundja është shuar plotësisht, megjithëse u deshën gati dy shekuj për ta bërë këtë, informon dritare.net. Lija mbetet e vetmja sëmundje njerëzore që është çrrënjosur në këtë mënyrë. Prof Riley e konsideron këtë arritje si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit.

Kolera, sëmundja e përhapur në vendet me të ardhura të ulëta

Ka pasur disa shpërthime deri më sot, pandemia më e madhe në 1817. Sëmundja, e shkaktuar nga ushqimi i prishur ose uji i pijshëm, ka vrarë miliona njerëz. Bakteret 'vibrio kolera' gjenden në ujë ose ushqim të prishura, informon dritare.net.

Por ndërsa higjiena e mirë në Perëndim i ka përjashtuar vendet nga kërcënimi i pandemisë, ajo mbetet e zakonshme në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe vret midis 100.000 dhe 140.000 njerëz çdo vit, sipas OBSH, informon dritare.net.

Nga lashtësia deri më sot, çfarë u ka dhënë fund

Pandemi të ndryshme, vitet 1800-2010

Pandemia e gripit në vitin 1918, e njohur si gripi spanjoll, ishte shpërthimi më i rëndë në historinë e kohëve të fundit, duke vrarë 50-100 milionë njerëz në të gjithë botën. I ngjashëm me koronavirusin e ri që qarkullon sot. Izolimi dhe higjiena ngadalësuan transmetimin, informon dritare.net. Pas dy valëve të këtij gripi në 1918 dhe 1920, lloji i gripit H1N1, u shua, por u shfaq në një version tjetër, që qarkullon ende sot. Pandemitë pasuan njëra-tjetrën, informon dritare.net.

Gripi i Hong Kongut i vitit 1968 vrau një milionë njerëz dhe gjithashtu ende qarkullon si një grip sezonal, informon dritare.net. Ashtu si gripi i derrit, një version i virusit H1N1, i cili infektoi rreth 21% të popullsisë së botës në 2009. Gripi vazhdon të paraqesë "një kërcënim pandemik", dhe ne mbetemi të rrezikuar të përjetojmë një pandemi tjetër të shkaktuar nga viruse të tilla. Rreziku vjen edhe nga gripi sezonal, që vijon të vrasë qindra mijëra njerëz, çdo vit, informon dritare.net.

HIV i transmetuar përmes lëngjeve trupore ka marrë më shumë se 32 milionë jetë deri tani në të gjithë globin. HIV mund të konsiderohet si një "virus i skenarit më të keq", për shkak të kohës së gjatë që duhet për të zhvilluar simptomat dhe shkallës së lartë të vdekshmërisë. Përhapet shpejt sepse njerëzit nuk e dinë domosdoshmërish se e kanë. Sidoqoftë, përparimet në teknikat diagnostike dhe fushatat globale të shëndetit publik, kanë ndihmuar në ngadalësimin e rritjes së infeksioneve, informon dritare.net. Pavarësisht nga kjo, rreth 690.000 njerëz vdiqën nga AIDS në 2019, sipas shifrave të OBSH. Megjithëse HIV është i pashërueshëm, nëse dikush që infektohet me HIV, merr trajtimin e duhur, mund të ketë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Sars dhe Mers - koronavirusët më lehtë/2002 - 2003 dhe 2012

Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute (Sars), epidemia e parë vdekjeprurëse e shkaktuar nga një koronavirus, vrau më shumë se 800 njerëz midis 2002 dhe 2003, sipas OBSH.

Koronavirusi Sars (i njohur si Sars-Cov) u identifikua në 2003. Por nga fundi i korrikut 2003, nuk u raportuan raste të reja dhe OBSH deklaroi që shpërthimi global të kishte mbaruar.

Pak më vonë erdhi Sindroma e Frymëmarrjes (Mers), gjithashtu një koronavirus, i cili ka vrarë 912 njerëz. Shumica e rasteve janë raportuar në Gadishullin Arabik.

Ndërsa rreziku i prekjes nga virusi, i njohur si Mers-CoV, në Mbretërinë e Bashkuar, informon dritare.net, vlerësohet si shumë i ulët, ai mbetet më i lartë në Lindjen e Mesme për shkak të rrezikut të shfaqur nga devetë.

Nga lashtësia deri më sot, çfarë u ka dhënë fund

Virusi Sars-Cov-2 lidhet me virusin Sars 2003

Më shumë se një milionë njerëz kanë vdekur deri më tani, por numri i përgjithshëm ka të ngjarë të bëhet shumë më i lartë. Të gjithë janë në rrezik, ndërsa shpresat mbeten te vaksina. Pra, koronavirusi që qarkullon tani në komunitetet tona është i fundit në një varg të gjatë pandemish të shkaktuara nga patogjenë në zhvillim, të tilla si viruse ose baktere. Pandemitë më të mëdha kanë vrarë qindra miliona njerëz me kalimin e kohës. Megjithëse një vaksinë "e sigurt, shumë efektive" mund të sjellë përfundimin e saj, gjasat që ajo të krijohet shpejt, janë të pakta.Njohuritë e rritura në lidhje me transmetimin, fushatat e shëndetit publik, trajtimet dhe vaksinat e reja kanë luajtur të gjitha rolin e tyre në përfundimin e krizave të mëparshme. Ka të ngjarë që fundi i kësaj pandemie, të vijë nga një kombinim i masave të ngjashme./Përshtati për Dritare.net, Lorena Fjolla

Shënim: Ndërsa popullsia globale është rritur ndjeshëm me kalimin e kohës, ndikimi i sëmundjeve ka qenë shumë më i madh kur popullsia të ishte më e vogël.