Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Bill Gates te Barack Obama e Jeff Bezos, figurave të njohura amerikane u hakerohen llogaritë Twitter

Nga Bill Gates te Barack Obama e Jeff Bezos, figurave të njohura amerikane

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë disa nga figurat më të shquara amerikane që janë shigjetuar nga hakerat në Twitter dhe u përdorën për të siguruar monedha Bitcion.

Llogaritë e zyrtarëve Barack Obama, Joe Biden, Kayne West, gjithashtu janë hakeruar.

Nga Bill Gates te Barack Obama e Jeff Bezos, figurave të njohura amerikane

Në një postim të Bill Gates thuhej: "Më dërgoni 1000 dollarë, t'ju dërgoj 20000".

Nga Bill Gates te Barack Obama e Jeff Bezos, figurave të njohura amerikane

Twitter ka bërë një reagim ku tha se ishte një sulm i koordinuar që synon qasje në sistemet dhe mjetet e brendshme.

"Ne e dimë që hakerat e përdorën këtë qasje për të marrë nën kontroll shumë llogari të njohura dhe postojnë në emër të tyre," tha kompania duke shtuar se ka nisur një hetim.

Nga Bill Gates te Barack Obama e Jeff Bezos, figurave të njohura amerikane

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey ka bërë një reagim në Twitter duke thënë: "Ditë e vështirë për ne. Jemi tmerruar nga kjo që ndodhi"./E.B-dritare.net