Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Albin Kurti, tek Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu, figurat kryesore të Vetëvendosjes që nga nesër mbesin jashtë kuvendit!

Nga Albin Kurti, tek Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu, figurat kryesore të

Nesër në orën 11:00 pritet që të votohet qeveria e re e Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin.

Por, nga nesër, figurat më të rëndësishme të Vetëvendosjes, përfshirë kreun e saj Albin Kurtin, të dytin më të votuar në VV, Glauk konjufca, Albulena Haxhiu, e Arben Vitia pritet që të mbeten jashtë kuvendit.

Figurat kryesore të VV, do të mbeten jashtë kuvendit, për shkak se ato, në momentin që janë bërë ministra kanë hequr dorë nga mandati i deputetit, ndërsa nesër nëse votohet qeveria e re, ata do të humbasin edhe postin edhe mandatin./ I.M-Dritare.net