Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga 61 bashki në 94. PD dorëzon në Kuvend projekt-ligjin për Reformën Territoriale!

Nga 61 bashki në 94. PD dorëzon në Kuvend projekt-ligjin për

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative.

Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Nga ana tjetër Çupi u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë.

"Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë.

Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato.

Mendojmë se ky projekt përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë. Janë të interesuar për të pasur qasjen e bashkive sa më pranë dhe mendojmë se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar, pasi janë të interesuar të kenë pranë shërbimet publike.

Uroj që deputetët e PS të miratojnë një reformë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike", u shpreh Çupi./Xh.Xh/dritare.net