Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse nuk besoni te vaksinat, duhet ta shihni patjetër këtë video!

Nëse nuk besoni te vaksinat, duhet ta shihni patjetër këtë

Fituesi i çmimit Oskar për regji, Giuseppe Tornatore u bë pjesë e fushatës së vaksinimit të vendit të tij, Italisë. "Domenico Arcuri më kërkoi të krijoja reklama të vogla për një fushatë ndërgjegjësimi mbi nevojën për t'u vaksinuar dhe unë u bashkova menjëherë", thotë ai. "Njerëzit që janë ende të pasigurt, të cilët thonë se nuk duan t'i nënshtrohen vaksinës, nuk duhet të fajësohen por të kuptohen dhe ndihmohen."

Ky është koncepti mbi të cilin regjisori Giuseppe Tornatore i përqendroi reklamat mbi fushatën e vaksinimit kundër Covid. Këto reklama u prezantuan së bashku me komisionerin e urgjencave, Domenico Arcuri. Protagonistët e reklamës së parë janë një nënë e moshuar dhe vajza e saj që përqafojnë njëra-tjetrën, të ndara nga një fletë plastike transparente ,metodë e praktikuar që kur filloi pandemia në shumë shtëpi pleqsh. "Plastika që na ka mbështjellë jetën" , vuri në dukje Tornatore. Nëna pyet vajzën nëse ka vendosur të bëjë vaksinën dhe e bija i përgjigjet se ka shumë dyshime. "Dyshimet ndihmojnë, duhet ta duash veten", thotë nëna, ndërkohë që era ngre fletën plastike.

Nëse nuk besoni te vaksinat, duhet ta shihni patjetër këtë

"Ideja ishte të shmangnim dimensionin didaktik dhe informues duke u përqendruar në konceptin e transmetimit të mesazhit me anë të një reflektimi emocional," shpjegoi drejtori sicilian i Nuovo Cinema Paradiso. "Arcuri më kërkoi të krijoja dhe të prodhoja reklama për një fushatë ndërgjegjësimi mbi nevojën për t'u vaksinuar. Unë tashmë kam ideuar tre subjekte, një triologji. Njëra është gati, e dyta po redaktohet, më pas vijon e treta dhe mund të ketë edhe një të katërt”. Pianisti dhe kompozitori Nicola Piovani, gjithashtu një fitues i çmimit Oskar, krijoi kolonën zanore të reklamave, i cili në tetor përjetoi dramën Covid19 ku qëndroi në spital prej pesë javësh. "Ne jetojmë në një pasiguri që duhet të na bëjë të gjithëve t'i rishikojmë hierarkitë e vlerave", tha muzikanti në një intervistë për Repubblica .

Nëse nuk besoni te vaksinat, duhet ta shihni patjetër këtë

Gjatë transmetimit, Gina Lollobrigida ndërhyri dhe njoftoi se nesër do të bëjë vaksinën. "Jam shumë e lumtur," tha aktorja 93-vjeçare. "Nesër do të vaksinohem kundër koronavirusit në Kampusin Biomedical në Romë"./S.F-dritare.net