Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse bota e ka një vaksinë Covid-19, kush duhet ta bëjë më parë?

Nëse bota e ka një vaksinë Covid-19, kush duhet ta bëjë

Nëse bota e ka një vaksinë Covid-19, atëherë kush duhet ta bëjë atë më parë. Kjo pyetje i mundon të gjithë. Një komitet që bën rekomandime për përdorimin e vaksinave në Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjatë një takimi virtual sugjeroi se cilat mund të jenë grupet që do të duhet ta bënin vaksinën të parët. Gratë shtatzëna normalisht janë të fundit që mund ta bëjnë vaksinën, duke marrë parasysh mundësinë e dëmtimit të fetusit. Mund të ketë rrezik të lartë të rëndimit të sëmundjes së koronavirusit, ndaj ata sugjerojnë t’i lënë në fund të listës.

Nëse bota e ka një vaksinë Covid-19, kush duhet ta bëjë

Duke qenë se pjesa dërmuese e viktimave janë të moshuar, e cila është edhe mosha më e rrezikuar, ndoshta ata duhet të jenë të parët në listë që mund të bëjnë vaksinën, përveç fakti që shpesh ata kanë përgjigje të dobët ndaj vaksinave. Grupe të tilla si të burgosurit, paketuesit e mishit, ushtarët dhe punonjësit e ushqimoreve shpesh janë të rinj dhe të shëndetshëm, por profesioni ose ambienti ku punojnë e rrinë rrit në mënyrë dramatike rreziqet e infektimit. Dhe atëherë na del pyetja nëse duhen favorizuar grupe specifike etnike të goditura fort nga virusi, informon dritare.net

Nëse bota e ka një vaksinë Covid-19, kush duhet ta bëjë

Edhe nëse një vaksinë del për përdorim të gjerë në vjeshtë, ka të ngjarë që në fillim sasia të jetë e vogël. CDC-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) janë në garë shpejtësie të planifikojnë këtë mundësi. Ndërsa një nëngrup i Komitetit Këshillimor të CDC-së për Praktikat e Imunizimit (ACIP), sugjeron që dozat e para të shkojnë për punonjësit e kujdesit shëndetësor, ata të sigurisë kombëtare dhe punëtorët e tjerë që janë thelbësorë. Më 18 qershor OBSH-ja tha se, do t’u jepet përparësi afro 2 miliardë njerëzve, duke përfshirë bashkë me punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat mbi 65 vjeç, ose 30 vjeç që janë me rrezik të lartë nga Covid-19, sepse vuajnë nga sëmundje të tjera si: ajo kardiovaskulare, kanceri, diabeti, mbipesha, ose sëmundja kronike e frymëmarrjes.

Ndërsa, Ezekiel Emanuel, një bioetikolog në Universitetin e Pensilvania, thotë se duhet të vaksinohen të parët, të rinjtë, pasi reagimi i tyre ndaj Covid-19 është më i shpejtë dhe i fortë sesa te të moshuarit./ Përshtati nga Sciencemag.org:Kadrije Çako/dritare.net