
Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës!
Dritare.net
Është nënshkruar sot marrëvesha për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se aeroporti i Vlorës do të jetë një mundësi për zhvillim ekonomik në vend. Më tej ajo deklaroi se punimet do të nisin pas 14 muajve, pasi do të bëhet një studim të detajuar mjedisor dhe arkeologjik. Më tej ajo tha se kostoja e këtij aeroporti shkon në 104 milionë euro.
“Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit. Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku./dritare.net

















