Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një variant i ri i Còvìd-19, nuk e dimë nga vjen!
Dritare.net
Nëndrejtori i ISHP-së , Dritan Ulqinaku në një intervistë televizive është shprehur se situata pendemike duhet të merret shumë seriozisht. “Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai. "Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij kòvìdi”, ka thënë Ulqinaku. Ndërsa ka folur për mutacionet e reja të Còvìd-19, Ulqinaku ka deklaruar se në vendin tonë po qarkullon një variant i ri, që nuk dihet nga vjen. “Eshtë virus ndryshe, është kòronavìrus por ndryshe nga kòronavìrusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë. I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, ka thënë ai./M.M-dritare.net