Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nën akuzë se pagoi për të vrarë gruan, çfarë thotë Naim Murseli në polici!

Nën akuzë se pagoi për të vrarë gruan,

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Liridona u vra mbrëmjen e së mërkurës, nga një person që u paraqit si grabitës dhe kërkoi para nga familja Murseli, e cila po kthehej me automjet në shtëpi. Liridona është vrarë nga i dyshuari.

Naim Murseli kishte deklaruar në polici atë natë se grabitësi kërkoi nga ta para, e më pas urdhëroi Naimin të largonte fëmijët nga vetura. Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.

Megjithatë, autori Granit Plava ka pranuar sot përpara policisë se ai ka kryer veprën në fjalë dhe se për të bërë këtë akt kriminal ishte urdhëruar nga vet Naimi.

Burime të mediave në Kosovë kanë pohuar se Naim Murseli ka rënë dakord me Granitin që për 30 mijë euro “të kryhet kjo punë”.

Pamje të kamerave që dëshmojnë takimet mes tyre janë marrë nga policia.

Burime të mediave në Kosovë pohojnë se Naim Murseli gjithashtu ka pranuar përpara policisë se është i implikuar në vrasjen e gruas së tij./dritare.net